18:42 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Truket për gjumë më të mirë të bebes suaj

Të gjithë e dinë thënien “flenë si bebe”, mirëpo vetëm nënat dhe baballarët e dinë çka i paraprinë kësaj. Përkundja, bartja në duar, këndimi, lëshimi i muzikës së caktuar, ngasja me automobil…

Metoda të vënies në gjumë ka po aq sa ka edhe bebe. Megjithatë, ka disa udhëzime të përgjithshme që do të mund t’i ndihmonin bebes suaj që ta zë gjumi shpejt dhe të flejë qetë dhe gjatë.

Tek bebet asgjë nuk shkon me dhunë. As të ushqyerit, as vënia në gjumë.

Shmanguni këtyre gabimeve me rastin e vënies së bebes në  gjumë

1.   Mos nxitni  lidhshmëri të madhe. Bebja nuk guxon të varet nga prindi i caktuar ose ekskluzivisht nga një mënyrë e vënies në gjumë. 
2.    Mos e përkundni fëmijën në djep pasi që tashmë e ka zënë një herë  gjumi. 
3.    Kujdes për ritualin dhe mos e shtini në gjumë beben kur tashme është “vonë”, përkatësisht kur është tepër e lodhur. 
4.    Përcillni me vëmendje ciklin e bebes, edhe kur është foshnjë,  edhe kur të rritet në moshën parashkollore. 
5.    Mos u bazoni ekskluzivisht në mjete ndihmëse (cuclla mashtruese) dhe mos krijoni varshmëri tek bebja.  
6.    Përgjumësia juaj dhe nervozizmi mund të bartën tek bebja dhe të ndikojnë negativisht në vënien në gjumë.