17:23 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trukimi i ndeshjes, Crvena Zvezda – PSG, reagon Marco Verratti

Mesfushori italian, Marco Verratti insiston se zërat për trukimin e ndeshjes, Crvnea Zvezda – Paris Saint-Germaion nuk janë të vërteta, duke thënë, ”Ne kemi bërë një ndeshje të mrekullueshme”.

Javën e kaluar, e përditshmja franceze, L’Equipe, pohoi se njëri prej drejtorëve serb ka tentuar ta trukojë ndeshjen, kështu që PSG-ja të fitonte me avantazh prej pesë golash.

Ishte përfolur se një bast prej 5 milionë euro ishte vendosur për këtë ndeshje, e cila përfundoi me rezultat, 5-1, transmeton IndeksOnline.

”Nuk kemi dëgjuar asgjë. Nuk mendoj se është e vërtetë”, tha Verratti për gaazetarët në një konferencë shtypi.

”Kemi luajtur futboll, kemi bërë ndeshje të madhe dhe nuk është hera e parë që kemi fituar me pesë gola avantazh. Vitin e kaluar, e bëmë këtë shumë herë”.

”Këto janë probleme, të cilat nuk janë primare për ne, dhe ne nuk jemi të interesuar për këtë”./IndeksOnline/