18:07 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Befason Gigi: Italia e ka vetëm një talent të vërtetë në Kombëtare

Gianluigi Buffon beson se bashkëlojtari i tij te Paris Saint-Germain, Marco Verratti është ”talenti i vetëm i vërtetë i futbollit italian”.

Portieri legjendar e fitoi Kupën e Botës me Azzurrët në vitin 2006 dhe ka më shumë paraqitje se çdo lojtar tjetër me Kombëtaren, por së fundmi është pensionuar.

”Është e qartë me Roberto Mancinin. Ne kemi biseduar në maj dhe ai ishte shumë i respektueshëm. Ishte një bisedë konstruktive”.

”Për ekipin kombëtar, unë dhashë edhe më shumë dhe nuk kam qenë i vlerësuar për këtë”, u shpreh Buffon, transmeton IndeksOnline.

Image result for buffon

Tutje, Buffon i doli në mbrojtje edhe Verrattit, i cili nuk është duke kaluar kohëra të mira së fundmi.

”Marco është lojtar i jashtëzakonshëm, tani, ai është i vetmi talent i vërtetë i futbollit italian në mënyrën se si ai luan”.

”Kur ai luan me lojtarë normal, ai mund të vuajë sepse ata nuk e kuptojnë atë sepse nganjëherë lojtarët si ai janë aq të mirë për t’i kuptuar”.

”Këtu, Marco është me fat që luan me lojtarë të mrekullueshëm dhe se mund të kuptohet mirë nga bashkëlojtarët”, shtoi Buffon./IndeksOnline/

Image result for buffon verratti