07:28 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Truku për ta bërë më të lehtë mbajtjen e maskës bëhet viral

Në fillim të gushtit, Angie Madden nga Georgia, shtet në SHBA, me profesion mësuese, postoi një video në Facebook ku inkurajonte nxënësit dhe mësuesit e tjerë që të përdornin një teknikë të thjeshtë për të mos patur probleme me maskën.

Produkti quhet Face Mask Inner Support Frame dhe është një pajisje e vogël plastike, e cila vendoset poshtë maskës, në pjesën e gojës. Mund të duket si pa rëndësi, por pajisja mundëson një distancë të vogël midis maskës dhe gojën, duke mundësuar kështu një komunikim me më pak vështirësi.

Pas videos së Madden, por edhe pas postimeve të tjera nëpër rrjete sociale, ky produkt është një ndër më të shiturit në Amazon.

Megjithatë duhet të thekoshet se nga ana tjetër, produkti ka ngritur shqetësim, për shkak të efikasitetit për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Një ekspert i Johns Hopkins tha për InStyle se “nëse maska nuk puthitet mirë, mund të mos jetë funksionale”. Prandaj, nëse vendosja e pajisjes krijon hapësira në fytyrë, duhet të zgjidhni një maskë më të madhe.