20:12 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Truku që ju ndalon të blini shumë rroba

Teprimi me blerjen e rrobave është problem i vërtetë. Thjesht i shihni një palë këpucë të reja dhe nuk mund të qëndroni pa i blerë.

Shikoni, këtë e kanë përjetuar shumica. Nuk mund ta mohojë kush këtë fakt. Por, ndoshta mund t’ju ndihmojmë ta zgjidhni këtë varësi të blerjes së rrobave.

Nëse blini më pak rroba, jo vetëm se do ta ndihmoni veten financiarisht, por edhe do të stresoheni më pak.

Sidoqoftë, si t’ia bëni që të blini më pak rroba?

Provojeni këtë: Herën tjetër që blini diçka, vendoseni në një vend të dhomës tuaj ku e shihni vazhdimisht deri në ditën e fundit kur keni të drejtë ta ktheni në dyqanin ku e keni blerë.  Duhet ta vendosni në një vend ku e shihni çdo ditë – ndoshta në derë, ose menjëherë afër pasqyrës.

Nëse çdo ditë që e shihni këtë rrobë keni një dëshirë të madhe për ta veshur, atëherë mund ta mbani atë.

Por, nëse ajo rrobë vetëm po qëndron në derën apo afër pasqyrës tuaj dhe ju e keni kuptuar se nuk keni me çfarë ta kombinoni atë, atëherë keni gabuar me vendimin për ta blerë.

Kështu që, e paketoni rrobën dhe e ktheni në dyqan për ta marrë një rrobë që vërtetë ju duhet!