09:49 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Trump e përjashton nga konferenca gazetarin e CNN (Video)

Donald Trump vazhdon të ketë raporte të brishta me gazetarët e CNN.

Presidenti i Amerikës e ka përjashtuar nga konferenca gazetarin e njohur të CNN, Jim Acosta. Trump ishte në një konferencë me presidentin e Kazakistanit, Nazarbayev kur Acosta filloi me pyetje.

Trump fillimisht hezitoi t’i përgjigjej atij duke u bërë se nuk po e dëgjon, deri në një moment kur ka një përgjigje të prerë për të, “Jashtë”.

Acosta ka reaguar më pas në Twitter duke thënë se kurrë në jetë nuk i ka ndodhur një gjë e tillë në shtetin më domokratik në botë./Indeksonline/