16:24 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Trump e quajti budalla Erdoganin – Njeriu i tij i dytë arrin në Ankara për tu takuar me presidentin turk

Pas vendimit të Trump për t’i tërhequr diku rreth 1 mijë trupa nga Siria, presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan filloi të merrte ofanzivë ndaj popullit kurd në Siri.

Duke i parë këto lëvizje, presidenti amerikan, Donald Trump kishte shkruar një letër javën e kaluar duke iu drejtuar me termin “budalla” presidentit turk, shkruan Indeksonline.

Përkundër që ky term duket ofendues, sipas medieve në Turqi kjo nuk i ka bërë përshtypje presidentit turk, Erdogan.

Duke parë marrëdhëniet e tensionuar turko-amerikane, zëvendësi i Donald Trump, Mike Pence udhëtoi drejt Turqisë.

Në takimin mes Pence dhe Erdogan, fytyrat e te dyve ishin të ngrysura. Pas këtij takimi, pritet të shihet se nëse Erdogan do ta dëgjoj “këshillën” e Trump për të ndalur ofanzivën e tij./Indeksonline/