14:43 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Trumpi emëron “VP Pence” për t’i dhënë përgjigje coronavirusit

Presidenti amerikan Trump ka emëruar zëvendëspresidentin e tij Mike Pence për të koordinuar reagimin e Qeverisë ndaj shpërthimit të coronavirusit.

Të dy burrat  dhanë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë se rreziku për popullin amerikan mbetet shumë i ulët.

Njoftimi erdhi se raste të reja të Covid-19, infeksioni i shkaktuar nga coronavirusi Wuhan, vazhdojnë të përhapen me një ritëm të shpejtë në të gjithë botën, transmeton, Indeksonline.

Gjashtëdhjetë raste janë raportuar deri tani në SHBA.

Pak minuta pas konferencës së shtypit në Shtëpinë e Bardhë, autoritetet konfirmuan një tjetër rast në SHBA të Covid-19.

Duke iu drejtuar shtypit, zoti Trump shprehu besim se SHBA-ja, do të jetë në gjendje të trajtojë coronavirusin.

“Ne jemi  shumë të gatshëm për këtë”, tha zoti Trump. Studiuesit  janë duke zhvilluar një vaksinë me shpejtësi, tha ai.