08:52 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trump është i interesuar të zgjidhë problemin mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti Trump është i interesuar të zgjidhë problemin mes Kosovës dhe Serbisë, tha për Zërin e Amerikës, senatori republikan Ron Xhonson, kryesues i Komitetit për Evropë në Senatin amerikan.

Ai theksoi se SHBA-ja është aty për t’i mbështetur të dy liderët të gjejnë zgjidhje. Njerëzit në Kosovë dhe Serbi, duhet të jenë të sigurt se kjo administratë, Senati dhe Kongresi janë të interesuar të ndihmojë për të ardhur deri te marrëveshja, tha senatori republikan Ron Xhonson.

“Dëshirojmë të bëjmë gjithçka që mundemi, që të inkurajomë presidentin Vuciq dhe zyrarët e lartë të Kosovës, të gjejnë zgjidhje për kontestin shumëvjecar dhe të arijnë një marrëveshje, e cila do të mundësonte stabilitetin afatgjatë në Ballkan”, thotë fillmisht për Zërin e Amerikës, senatori amerikan Ron Xhonson.

Ai ka theksuar se “SHBA-ja shpreson që të të dy liderët, do të vazhdojnë me kërkimin e zgjidhjes. Amerika është aty për t’i mbështetur dhe për tu dhënë hapësirë, që të gjejnë zgjidhje. Marrëveshja duhet të arrihet mes dy qeverive pa imponimin e askujt”, ka shtuar senatori Xhonson, teksa ka theksuar se tre herë brenda këtij viti ka udhëtuar në Ballkan me inkurajimin e Ndihmësekretarit amerikan të shtetit, Ves Micell.

“Njerëzit në Kosovë dhe Serbi, duhet të jenë të sigurtë se kjo adminitratë, Senati dhe Kongresi i Shteteve të Bashkura, janë të interesuar të ndihmojë për të ardhur deri te marrëveshja. Presidenti Trump ka qëndrime dhe pikpamje pak më ndryshe për zgjidhjen e disa problemeve. Ai mendon jashtë kornizave të zakonshme. Por të gjithë e shohim dhe jemi të vetëdijshëm se sa i rëndësishëm është Ballkani dhe sa i rëndësishëm sabiliteti atje”, ka nënvizuar, senatori republikan Ron Xhonso, kryesues i Komiteti për Evropë në Senatin amerikan.