10:01 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Trump ia ndërpret Bidenit fjalën 34 herë, në debat

Mbrëmë është zhvilluar debati i radhës presidencial midid Donald Trumpit e Joe Bidenit.

Sipas llogaritjeve, kishte 96 ndërprerje në debat midis kandidatëve dhe moderatores, shkruan Indeksonline.

Trumpi ia ka ndërprerë Bidenit fjalën 34 herë në debat. Bideni këtë e ka bërë dyfyish më pak, ngase në 17 raste i ka ndërhyrë rivalit të tij.

Megjithatë, Bideni ka qenë ai që ka shtuar nga një fjalë, gjersa Trumpi kishte fjalën. “O zot, Oh, Wow, Hajde”, ishin disa fjalët që Bideni përdorte për ta dekoncentruar rivalin./Indeksonline/