08:47 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Trump kërcënon me largim nga WTO

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me largimin e Amerikës nga Organizata Botërore e Tregtisë (WTO), nëse kjo organizatë nuk e ndryshon mënyrën e trajtimit ndaj shtetit të tij, raporton BBC.

“Nëse ata nuk na trajtojnë siç duhet, unë do të largohesha nga ËTO”, ka thënë Trump në një intervistë.

Organizata Botërore e Tregtisë u themelua me qëllim që të vendosë rregulla për tregtinë botërore dhe që të zgjidhë mosmarrëveshjet në mes të shteteve. Mirëpo, Trump ka shtyrë përpara politika proteksioniste, duke thënë se Amerika nuk po trajtohet drejt nga ta. Trump ka thënë se marrëveshja e vitit 1994 për krijimin e kësaj organizate ka qenë marrëveshja më e keqe tregtare e bërë ndonjëherë