19:19 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Trump: Marrëveshja tregtare me Londrën ka potencial të pafund

Presidenti amerikan, Donald Trump lavdëroi sot potencialin gjigant që do të ketë një marrëveshje tregtare mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në çastin që negociatat mbi Brexit janë bllokuar në Londër.

“Qeveria ime është e gatshme të negociojë një marrëveshje të madhe tregtare me Britaninë e Madhe. Potenciali është i pafund!”, shkruan Trump në Twitter.

Përkrahësit e Brexit mbështesin shumë një marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në që do të arrihet menjëherë pas ndarjes.

Kritik i fuqishëm i multilateralizmit, Trump ka mburrur shpesh herë meritat e një Brexit të ashpër në të kaluarën.

Madje në nëntor, ai kishte kritikuar edhe marrëveshjen e parë të arritur mes Theresa May dhe Bashkimit Evropian.