18:14 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Trump nuk shqetësohet, edhe pse u takua me një zyrtar brazilian që ka koronavirus

Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk shqetësohet për ekspozimin ndaj koronavirusit, pas takimit që pati javën e kaluar me presidentin brazilian Jair Bolsonaro dhe një zyrtar qeveritar, i cili pas analizave ka dalë pozitiv me virusin korona.

“Le ta vendosim në këtë mënyrë: Unë nuk jam i shqetësuar”, u tha Trump gazetarëvë gjatë takimit me kryeministrin irlandez Leo Varadkar në Zyrën Ovale, transmeton Indeksonline.

Informacionin se zyrtari i lartë nga Brazili doli pozitiv nga analizat e koronavirusit, u bë i ditur nga autoritetet lokale në Brazil.

Mediet botërore raportojnë se bëhet fjalë për Fabio Wajngarten, që është sekretar për media në zyrën e presidentit Brazilian, Jair Bolsonaro./Indeksonline/

Image result for Fabio Wajngarten