19:22 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Trump: Operacioni i Turqisë në Siri nuk është problemi ynë, kurdët nuk janë engjuj

Operacioni “Burimi i Paqes” të cilin Turqia e filloi në veri të Sirisë javën e kaluar është çështje midis Turqisë dhe Sirisë dhe nuk është “problemi ynë”, tha presidenti i SHBA-së Donald Trump.

“Nëse Turqia ka hyrë në Siri, kjo është midis Turqisë dhe Sirisë. Nuk është problemi im”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë gjatë një takimi me presidentin italian Sergio Mattarella.

Duke iu referuar elementeve të YPG/PKK-së në Siri, Trump tha se ata “nuk janë engjëj”.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga ushtarët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.