17:11 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Trump pas sulmit në Zelandën e Re: Amerika është me ju

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar pas sulmit terrorist në Zelandën e Re, përcjellë Indeksonline.

Ai në një postimi në Facebook, e ka quajtur të tmerrshëm lajmin për vrasjen e 49 personave.

“Amerika është me ju”, ka shkruar Trump.

“Është e tmerrshme të mësosh se 49 njerëz të pafajshëm kanë vdekur kaq pa kuptim, dhe për aq shumë të plagosur rëndë në Zelandën e Re. SHBA është me ju. Zoti ju bekoftë të gjithë!”. /Indeksonline/