Trump: Po i ndërpresim tregtinë dhe të gjitha kontaktet me Spanjën
Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin të gjitha tregtinë me Spanjën, njoftoi Presidenti Donald Trump gjatë një konference për shtyp në samitin e NATO-s, në Ankara.
Trump thotë se do të ndërmarrë hapin radikal për shkak të “kontributit të pamjaftueshëm të Spanjës në NATO”, duke përmbushur njoftimet e tij të mëparshme për t’i ndëshkuar ata. Ai zbuloi se tashmë i ka dhënë një urdhër të posaçëm sekretarit të Thesarit Scott Bessent.
“Spanja është një partner i tmerrshëm në NATO. Ata nuk marrin pjesë dhe nuk paguajnë. Unë nuk dua të kem asnjë lidhje me ta. Ndalo çdo tregti me Spanjën, të lutem, përfshirë vizitat zyrtare”, tha Trump, të cilit iu bashkua edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, në konferencën për shtyp.
Spanja është i vetmi anëtar i NATO-s që nuk u zotua vitin e kaluar të shpenzonte 5% të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2035, duke siguruar një marrëveshje përjashtimi. Trump tashmë i kishte kërcënuar se do t’i ndëshkonte, duke thënë se ishte “e tmerrshme” që ata nuk donin të zotoheshin për qëllimet e reja të paktit ushtarak.
Tani ai ka thënë se nuk dëshiron më të ketë asnjë kontakt me ta.
“Mos u fol fare. Ata janë njerëz të këqij dhe të pashpresë. Ka edhe disa të tjerë, por Spanja po udhëheq”, tha presidenti amerikan./Indeksonline/

