17:41 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Trump premton mbështetjen e SHBA-së për Shri Lankën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, premtoi mbështetjen e vendit të tij për Shri Lankën, për të sjellë para drejtësisë autorët e sulmeve të koordinuara me bomba, gjatë bisedimeve me kryeministrin e Shri Lankës Ranil Wickremesinghe.

Zyrtarët e Shri Lankës besojnë se sulmet vetëvrasëse kundër kishave dhe hoteleve gjatë Pashkëve u kryen me ndihmën e një rrjeti ndërkombëtar, transmeton KosovaPress.

Qeveria fajëson grupin xhihadist Neshalal Tohid Jamat, edhe pse askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Një gjendje e jashtëzakonshme do të shpallet në vend nga mesnata, njoftoi zyra e presidentit.

Ndryshe, deri tani policia ka arrestuar 24 vetë të dyshuar për sulmet që lanë mbi 200 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.