17:49 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Trump thotë se e ka seriozisht për taksën ndaj makinave evropiane

Donald Trump thotë se ai është serioz në lidhje me vendosjen tarifave për markat evropiane të makinave, ndërsa bisedimet tregtare midis SHBA dhe Evropës vazhdojnë.

CNBC raporton se kërcënimi i tarifave të Trump ka ngjallur reagime nga zyrtarët dhe kompanitë evropiane. Presidenti nuk ka zbuluar një afat kohor për vendimin e tij tarifor, por ka menduar një veprim të tillë për shumë muaj.

Javën e kaluar, Trump kërcënoi makinat evropiane me një tarifë prej 25 përqind, nëse Britania, Gjermania dhe Franca nuk e akuzojnë Iranin për shkeljen e kushteve të marrëveshjes bërthamore 2015. Presidenti bëri komentet e tij të fundit në fillim të kësaj jave duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

“Ata e dinë që unë do të vendos tarifa mbi ta nëse nuk bëjnë një marrëveshje që është një marrëveshje e drejtë,” i tha ai Wall Street Journal. /IndeksOnline/