22:09 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Trump thotë se Marie Yovanovitch refuzoi ta vendoste foton e tij në ambasadë në Ukrainë

Presidenti Donald Trump e ka ekspozuar në publik një të dërguar të SHBA-ve e cila dëshmoi në hetimin e fajësimit, duke pretenduar se ajo nuk pranoi të var foton e tij në ambasadën amerikane në Ukrainë.

Trump tha në Fox News se ”ish-ambasadorja Marie Yovanovitch nuk donte të varte fotografinë time në ambasadë në Kyiv”.

Presidenti nuk ofroi detaje të mëtejshme rreth çështjes.

Zonja Yovanovitch dëshmoi javën e kaluar se ajo u pushua nga puna për “pretendime të rreme” nga njerëz me “motive të diskutueshme”.

Ajo ishte një nga 12 personat që dëshmoi gjatë dy javëve të fundit në hetimin e fajësimit, i cili mund të kërkojë të heqë presidentin nga detyra për korrupsion të pretenduar.