14:29 / E Martë, 23 Korrik 2019

Trump uron kryeministrin e ri të Britanisë: Ai do të jetë i mrekullueshëm

Trump uron kryeministrin e ri të Britanisë: Ai do të jetë i mrekullueshëm.Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka uruar kryeministrin e porsazgjedhur të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Urimin e tij presidenti amerikan e bëri përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

“Urime Boris Johnson-it për zgjedhjen si kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar. Ai do të jetë i mrekullueshëm”, shkroi presidenti amerikan.