Trump: Zelensky s’duhet ta shënjestrojë Moskën

Donald Trump ka thënë se Volodymyr Zelensky nuk duhet ta bombardojë Moskën.
Deklarata e tij erdhi menjëherë pasi Financial Times (£) raportoi se ai e kishte pyetur Zelenskyy-n nëse mund ta bombardonte Moskën dhe privatisht e kishte inkurajuar Ukrainën të shtonte sulmet e thella ndaj Rusisë.
“Jo, ai nuk duhet ta shënjestrojë Moskën”, tha presidenti amerikan të martën kur u pyet nëse presidenti ukrainas duhet të sulmojë kryeqytetin rus, shkruan “The Guardian”.
I pyetur nëse kishte ndërmend ta furnizonte Ukrainës me armë që mund të arrinin më thellë në territorin rus, Trump u përgjigj: “Ne nuk po kërkojmë ta bëjmë këtë”.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë i vuri ultimatum presidentit rus, Vladimir Putin që të mbyllte luftën në Ukrainë brenda 50 ditëve, ose në të kundërt Rusia do të përballej me tarifa 100%.
Trump deklaroi se ka qenë 4 herë pranë arritjes së një marrëveshjeje me kreun e Kremlinit, por kur u pyet nëse kishte besim te Vladimir Putini, Trump tha se ai nuk i beson askujt.