16:17 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / OSH

Trumpi i kërkon gjykatësit riaktivizimin e profilit të tij në Twitter

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka kërkuar një gjykatësi federal të Floridas, që të detyrojë Twitterin që të riaktivizojë profilin e tij.

Në muajin korrik të këtij viti, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë hodhi në gjyq Twitterin, Facebookun dhe administratorët e tyre të deleguar, duke deklaruar se kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme qëndrimet konservatore në vend.

Kërkesa e Trumpit për një gjyq paraprak ndaj Twitter u prezantua në Miami, duke akuzuar rrjetin social se ka fshirë profilin e tij nga platforma në muajin janar pas presionit të kundërshtarëve politikë të ish presidentit.

Twitter refuzon të komentojë çështjen dhe përfaqësuesit ligjorë të Trump nuk i janë përgjigjur kërkesës për një koment nga mediat e huaja.