Trumpin e lëshojnë nervat, nervozohet me gazetarin: Mos flisni me Presidentin ashtu!

Donald Trumpi e ka kaluar dje Ditën e Falënderimeve, duke luajtur Golf. Sportin e preferuar e ka filluar pasi dha një deklaratë për media. Trumpi nuk ka qenë aq i qetë, sidomos nga pyetja e një gazetari.
I pyetur nëse ai do të pranonte emërimin e Joe Bidenit si president i ri, Trumpi ka reaguar duke i thënë gazetarit se nuk duhet të flasë ashtu me presidentin.
Trumpi, po ashtu ka thënë se e do të largohet nga zyra nëse Kolegji Zgjedhor voton për presidentin e zgjedhur, Joe Biden.
“Do të jetë një gjë shumë e vështirë për të pranuar, sepse ne e dimë se kishte mashtrim masiv”, tha Trumpi.
Pyetja e gazetarit e nervozoi shumë presidentin në largim duke ia drejtuar gishtin atij.
“Mos flisni me mua në atë mënyrë. Unë jam presidenti i Shteteve të Bashkuara. Mos flisni kurrë me presidentin në atë mënyrë”, është përgjigjur Trumpi./Indeksonline/