08:42 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Trupi i mashkullit dhe i femrës reagon ndryshe në të njëjtat ushtrime

Struktura e muskujve ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në mes të gjinive. Meshkujt për nga natyra janë të pajisur me një përqendrim më të lartë të grupeve muskulore të tipit 2 apo muskujve me lëvizshmëri të shpejtë. Ata janë përgjegjës për lëvizje të mprehta dhe të fuqishme si kërcimet. Femrat kanë më shumë muskuj të tipit 1, që është arsyeja se pse më shpesh gravitojnë drejt ushtrimeve kardio.

Megjithatë, është e rëndësishme që si njëri tip ashtu edhe tjetri të punojnë kundër asaj për çfarë kanë prirje. Nëse ushtrimi juaj i preferuar është vrapimi në shirit, atëherë më mirë ngrini pak pesha dhe bëni ushtrime të forcës. Gjithashtu, në qoftë se kurrë nuk do të bëni ushtrime kardio, atëherë kyçuni në orën argëtuese e cila e përfshin një shumëllojshmëri të lëvizjeve.

Në këtë mënyrë do t’i aktivizoni grupet e muskujve, të cilët me siguri deri atëherë janë neglizhuar gjatë ushtrimeve. Ideja e secilit regjim në fitnes është të krijohet një ekuilibër mes forcës dhe fleksibilitetit të llojeve të ndryshme të grupeve të muskujve, si dhe të muskujve që i shënjestrojmë. Ekuilibri është mënyra më e mirë për t’i parandaluar lëndimet për shkak se ai siguron qëndrueshmëri.

Struktura e muskujve ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në mes të gjinive. Meshkujt për nga natyra janë të pajisur me një përqendrim më të lartë të grupeve muskulore të tipit 2 apo muskujve me lëvizshmëri të shpejtë. Ata janë përgjegjës për lëvizje të mprehta dhe të fuqishme si kërcimet. Femrat kanë më shumë muskuj të tipit 1, që është arsyeja se pse më shpesh gravitojnë drejt ushtrimeve kardio.

Megjithatë, është e rëndësishme që si njëri tip ashtu edhe tjetri të punojnë kundër asaj për çfarë kanë prirje. Nëse ushtrimi juaj i preferuar është vrapimi në shirit, atëherë më mirë ngrini pak pesha dhe bëni ushtrime të forcës. Gjithashtu, në qoftë se kurrë nuk do të bëni ushtrime kardio, atëherë kyçuni në orën argëtuese e cila e përfshin një shumëllojshmëri të lëvizjeve. Në këtë mënyrë do t’i aktivizoni grupet e muskujve, të cilët me siguri deri atëherë janë neglizhuar gjatë ushtrimeve.

Ideja e secilit regjim në fitnes është të krijohet një ekuilibër mes forcës dhe fleksibilitetit të llojeve të ndryshme të grupeve të muskujve, si dhe të muskujve që i shënjestrojmë. Ekuilibri është mënyra më e mirë për t’i parandaluar lëndimet për shkak se ai siguron qëndrueshmëri.