08:26 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

“Trupi im kurrë nuk është dukur më mirë” : Kourtney Kardashian paraqitet pas dietës

Kourtney Kardashian tregoi figurën e saj ‘perfekte’ duke u paraqitur në bikini të kuqe, pas një diete që e kishte aplikuar, përcjellë Indeksonline.

40 vjeçarja Kourtney, që është edhe motra e yllit Kim Kardashian është shprehur se trupi i saj ‘kurrë nuk është dukur më mirë’ dhe se kësaj radhe ka arritur ta aplikojë dietën për mrekulli.

Ajo tregoi se ka arritur me sukses të eliminoj sheqerin e tepërt si dhe të djegë yndyrën trupore, duke humbur peshë mjaftueshëm për tu dukur në top formë.

Kujtojmë që ajo është pjesë e realizimit televiziv ‘Keeping up With the Kardashians’. /Indeksonline/