Stavileci e Ledri në Lituani, presin fitoren e Prishtinës
Të mërkurën, Prishtina do ta zhvillojë një ndeshje të rëndësishme në kuadër të FIBA Europe Cup.
Prishtina do ta zhvillojë ndeshjen e katërt në kuadër të FIBA EUrope Cup – ndaj Cherkaski Mavpyt në Lituani.
Ndeshjen e parë ndaj lituanezëve, në kryeqytet, Prishtina e fitoi me rezultat, 92-82, transmeton IndeksOnline.
Dhe të mërkurën, Prishtina do ta kërkojë me ngulm fitoren, sepse është opsioni i vetëm për ta shkruar historinë – duke u kualifikuar në fazën e 1/16-tës së finales.
Në Lituani, për ta mbështetur Prishtinën, ka udhëtuar presidenti i klubit, Blerand Stavileci, së bashku me nënkryetarin, Ledri Vula.
”Me Ledrin, Damirin dhe Dardanin për fitore në Lituani. Fitorja na kualifikon në mesin e 16 më të mirave”, shkroi Stavileci në Facebook.
Përndryshe, në grupin E, Prishtina renditet në vendin e dytë me 5 pikë, një më pak se lideri, Bakken Bears./IndeksOnline/