09:00 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / B O

Tubacioni i gazit shpërtheu në Turqi pas tërmetit

Pas tërmetit me magnitudë 7.4 që rëndoi situatën dhe krijoi qindra viktima në 10 qytete me qendër në Kahramanmaraş një shpërthim dhe zjarr ndodhi në tubacionin e gazit natyror në lagjen Kırıkhan të Hatay në Turqi.

Operatori turk i gazit, Botas konfirmoi shpërthimin.

“Linja e gazit natyror në provincën Kilis është prekur, por ajo vazhdon të ushqehet nga gazi brenda linjës. Furnizimi do të vazhdojë të ofrohet dhe ne po menaxhojmë situatën” thuhet në njoftimin e Botas./Indeksonline/