75 Mall Live Search
17:11 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Tubim madhështor i PDK-së në Prishtinë, motrat e Memli Krasniqit, Teuta e Bubulina shihen të lumtura

Partia Demokratike e Kosovës sot përmbyll fushatën me një tubim madhështor në Prishtinë.

Fytyra të shumta të show bizit, janë parë të marrin pjesë në këtë tubim.

Ndër to edhe aktorja Teuta dhe Bubulina Krasniqi, të cilat janë motrat e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, shkruan IndeksOnline.

Numër i madh i përkrahsve të kësaj partie shihen në këtë tubim, e kjo duket se i ka lumturuar motrat Krasniqi pasi shihen shumë të buzëqeshura e duke u argëtuar.

Pamje: