15:53 / E Premte, 19 Mars 2021 / Blerim

Tuchel: A jemi favorit ndaj Portos? Pyesni ata në Torino

Skuadra e Chelseat do të luaj ndaj Portos në çerekfinale të UEFA Champions League.

Shortin e hedhur sot në selinë e UEFA-së, e ka komentuar trajneri gjerman, Thomas Tuchel, shkruan IndeksOnline

A është kundërshtar i lehtë Porto për Blutë e Londrës, Tuchel ka një përgjigje interesante.

“Pyesni ata në Torino të tregojnë më së miri për favoritin në këtë ndeshje”, ka thënë Tuchel.

Kujtojmë që Porto eliminoi nga Liga e Kampionëve skuadrën nga Italia, Juventus./IndeksOnline/