18:25 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / Gj. Sh

Tuchel kërkon nga Bayerni të transferojë Mason Mount

Bayern Munich po konsideron të përfitojë nga pengesat e kontratës së Mason Mount me Chelseat dhe problemet financiare të klubit duke bërë një lëvizje për reprezentuesin anglez këtë verë.

Mount, 24 vjeç, do të ketë vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij në Stamford Bridge në fund të sezonit dhe gjasat që lojtari i Chelseat të largohet nga klubi janë rritur. 

Chelsea pritet të kërkohet të paktën 50 milionë funte për mesfushorin, i cili erdhi nga akademia e tyre.

Thomas Tuchel, trajneri i sapoemëruar i Bayernit, është një admirues i fortë i Mount, të cilin ai e konsideroi një lojtar kyç gjatë 18 muajve të tyre së bashku dhe ishte pjesë e skuadrës së tij fituese të Champions League në vitin 2021.