23:20 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / Blerim

Tuchel lutet të mos i bie PSG-ja: Ata janë shumë të fortë!

Thomas Tuchel po lutet që të mos e ketë si kundërshtar ekipin e Pari Saint-Germain në çerekfinale të UEFA Champions League.

Skuadra e Chelseat mposhti 2 me 0 ekipin e Atletico Madrid (3-0 rezultati i përgjithshëm) – duke siguruar kualifikimin për në çerekfinale, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes, Tuchel u pyet nga gazetarët për shortin dhe kundërshtarin e ardhshëm.

“Shorti? Nuk jam i sigurt nëse do doja t’i shkonim përreth PSG-së. Ata janë një ekipin shumë i fortë”, ka thënë Tuchel.

Shorti për çerekfinalet do të tërhiqet të premten më 19 mars nga ora 12:00./IndeksOnline/