14:27 / E Enjte, 28 Janar 2021 / Blerim

Tuchel po bën gati largimin e parë nga Chelsea

Thomas Tuchel ka nisur ta ‘pastroj’ klubin e Chelseat.

Trajneri gjerman debutoi mbrëmë me Chelsean në barazimin pa gola ndaj Wolves, shkruan IndeksOnline.

Ai bëri disa ndryshime interesante në formacion, duke lënë në bankë rezervë Timo Wernerin, Mason Mountin dhe Reece Jamesin.

Gjermani startoi me Olivier Giroudin në sulm, por pikërisht sulmuesi francez do të jetë lojtari i parë me gjasë që do të largohet nga ‘Stamford Bridge’.

Giroud ka nisur bisedimet me skuadrën nga Italia, AS Roma – kjo e fundit e sheh si zëvendësues të Edin Dzekos.

Gjatë janarit apo gjatë verës, Giroud duket se nuk do të ketë të ardhme te Blutë e Londrës./IndeksOnline/