16:23 / E Premte, 13 Gusht 2021 / OSH

Tuchel tallet me gazetarët: “Unë doja edhe Lewandowskin por bordi nuk më dëgjoi”

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel sot në një konferencë para gazetarëve ka folur për transferimin e Romelu Lukakut dhe interesimin për të transferuar Erling Haaland.

Ai derisa po përgjigjej me shaka tha se e donte në ekip edhe Roberto Leëandoëskin por bordi se kishte dëgjuar, transmeton Indeksonline.

“Ne i provuam te dytë Haaland dhe Lukaku, po ashtu ne dëshironim të kishim dhe Lewandowskin si numër 10 prapa sulmuesve. Fatkeqësisht, bordi nuk më dëgjoi”, u shprehë ai duke buzëqeshur.

Lukaku dje u prezantuar si transferimi më i ri i Chelseas. Para Lukakut, Chelsea ishte vënë pas Haaland por nuk arritën të bindin Dortmund për ta shitur./Indeksonline/