Tuna dhe Patrisi me puthje në ditëlindjen e djalit të tyre (Foto)
Dje ka festuar ditëlindjen e parë djali i Tunës dhe Patrisit.
Kjo festë ishte madhështore, e menduar deri tek detajin e fundit, edhe pse me numër të kufizuar të ftuarish.
Muzikë live, dekorim, argëtim, ndërsa ishte këngëtarja shkupjane ajo që ra në sy. E veshur më të gjelbër, njësoj si dhe Patrisi e Tiani, ata dukeshin prindër më se perfekt, shkruan Indeksonline.
Këngëtarja tashmë ka publikuar pjesë nga festa e kësaj ditëlindeje, ndërsa për herë të parë ajo poston fotografi intime, teksa puthet me Patrisin./Indeksonline/