13:40 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Tuna fillon pushimet në këtë vend, ja kush po e shoqëron

Altuna Sejdiu e njohur si Tuna, duket se ka lënë anash angazhimet e saj dhe po e shijon çdo moment në pushime me djalin e saj Tianin.

Këngëtarja ende po i shijon sukseset e albumit të fundit ‘Fortuna’, i cili u prit mjaft mirë nga publiku dhe ishte një rikthim që e prisnin fansat e saj.

Në imazhet që ka publikuar këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram shihet se ajo ka nisur pushimet me djalin e saj dhe duket mjaft e lumtur përkrah tij. /Indeksonline/