14:30 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Tuna: Veç dashuria e juve më ka bërë me u ngritë në këmbë

Altuna Sejdiu e njohur me emrin artistik, Tuna është rikthyer në muzikë pas një pauze.

Ajo ka realizuar një album në të cilin ka përfshirë 7 këngë të cili e promovoj para pak ditësh në Shkup, shkruan Indeksonline.

Albumi pritet të publikohet shumë shpejt në të gjitha platformat dhe këtë e ka bërë të ditur vet Tuna në ‘Instagram’.

“Hej, a jeni gati?! Unë PO. Këtë periudhë e kam kalu 50% në mikrofon e kamerë dhe 50% në spital e infuzione. Veç dashuria ju’j m’ka ba me u çu n’kamb e me jau pru sa ma shpejt FORTUNËN. Kini durim… edhe shumë pak” ka shkruar Tuna.

Kujtojmë që albumi ‘Fortunë” shënon rikthimin pas këngës ‘Chonga’./Indeksonline/