Turistë të shumtë, edhe pas përmbytjeve në Venecie, dasma, kafe e plazh
Një javë më parë Venecia e Italisë u përfshi si rrallë herë nga përmbytje masive, duke lënë pasoja dhe dëme materiale në qytet.
Turistët nuk janë ndaluar dhe nuk kanë anular udhëtimet e tyre drejt Venecies.
Ata kanë vazhduar të lëviznin nëpër rrugët piktoreske të Venecies, ndërsa një qytetar italian ka shkrepur një foto ku një grup turistësh ka nisur “sezonin e plazhit” të mundësuar nga përmbytjet.
Njerëz që pinë kafe, bëjnë selfie, dasma, por edhe plazh janë filmuar në rrugët e Venecies.







