13:07 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Turistët rrezikojnë jetën për një “selfie”, në ujëvarën famëkeqe

Turistët shpeshherë guxojnë dhe rrezikojnë jetën e tyre vetëm që të realizojnë një “selfie” të përsosur në një shkëmb famëkeq.

Wairere Falls në Zelandën e Re është kthyer në një destinacion mjaft i frekuentuar nga turistët, të cilëve u pëlqen adrenalina.


“Daily Mail” shkruan se në atë vend, një vizitor ka qëndruar buzë shkëmbit 10 minuta vetëm që të shkrepte foton perfekte, pa marrë parasysh se mund të binte nga aty.


Liz Quilty e cila po vizitonte ujëvarën të dielën në mëngjes, e ka fotografuar burrin në fjalë dhe shprehet se ai bënte një “budallallëk të rrezikshëm”.


Më pas ajo e publikoi foton online, duke paralajmëruar se vetëm një erë e lehtë po të frynte, do të ishte e mjaftueshme që ta rrëzonte atë.