20:45 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / B O

Turisti spanjoll kafshohet nga qentë endacak në Prishtinë, një ditë pas turistes çeke

Qentë endacakë në kryeqytet mbesin një nga shqetësimet kryesore, marrë parasysh rrezikun e vazhdueshëm që iu kanoset qytetarëve.

Një turiste nga Çekia është kafshuar nga qentë endacakë në kampusin e Universitetit të Prishtinës të mërkuren, ndërsa vetëm një ditë më pas është kafshuar një tjetër turist.

Kësaj radhe është kafshuar një turist spanjoll tek Biblioketa Kombëtare.

Në fotot e siguara nga IndeksOnline shihet turisti spanjoll duke u trajtuar nga ekipi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, ndërsa vërehet gjaku në këmbën e tij, ku edhe është edhe kafshuar. /IndeksOnline/