11:23 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Turk për turk – Arsenali e gjen zëvendësuesin e Mesut Ozilit

Skuadra e Arsenalit pas disa vjetësh më në fund duket se e ka gjetur një zëvendësues ideal për mesfushorin, Mesut Ozil.

Sipas “Voetbal International”-it, klubi londinez është afër transferimit të mesfushorit turk të Feyenoord, Orkun Kokcu, transmeton Indeksonline.

19- vjeçari super i talentuar ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 6 asiste për skuadrën holandeze këtë sezon.

Londinezët besojnë se ai është i duhuri për ta zëvendësuar Mesut Ozilin.

Kokcu pritet t’i kushtojë rreth 23 milionë funte skuadrës së Arsenalit./Indeksonline/