Turkut në Prizren i digjet bodrumi i ndërtesës, shkak oxhaku i përbashkët i banorëve
Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi në rrugën “Bekim Berisha” në Prizren, i është përfshirë nga zjarri bodrumi i ndërtesës.
“Ankuesi mashkull K/Turk ka raportuar se si pasojë e oxhakut të përbashkët, nga zjarri është përfshirë podrumi i ndërtesës.
Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raport.
Sipas policisë, përveç dëmeve materiale vlera e të cilit nuk është përcaktuar, nuk raportohet për lëndime në njerëz./Indeksonline/