20:31 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Turneu i futbollit mbështetet nga FFK-ja

Njëri ndër turnet më të mëdhenj në Futsall, ku marrin pjesë lojtarët më eminent të futsallit do shënoj dy vjetorin e organizimit.

Turneu i republikës së Kosovës në futsall, vitin e parë të themelimit e pati fundvitin e kaluar ku primatin e më të mirit e kërkuan 32 ekipe nga të gjitha vendet e rajonit.

Këtë vit poashtu turneu do ketë sistem të njëjtë të garimit 4+1 dhe do përkrahet nga Federata e futbollit të Kosovës.

Drejtësinë  e ndeshjeve do ta ndajnë gjyqtarët e licencuar nga organi më i lart i futbollit, FIFA.

Ky turne ngjalli interesim të jashtëzakonshëm, ku për aq kohë sa u zhvillua, palestra “Bill Clinton” në Ferizaj ishte e stërmbushur./Indeksonline/