75 Mall Live Search
22:51 / E Diele, 05 Prill 2026 / G T

“Turp, s’ishte penallti”, lojtari i Besiktasit pas ndeshjes ndaj Fenerbahces

Mbrojtësi i Besiktasit, Emmanuel Agbadou, ka reaguar ashpër pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Fenerbahçes në Superligën e Turqisë, duke kontestuar penalltinë e akorduar në fundin e ndeshjes.

Ishte pikërisht Agbadou ai që u përfshi në incidentin vendimtar, duke shkaktuar penalltinë që ndikoi drejtpërdrejt në rezultatin final, shkruan Indeksonline

Megjithatë, futbollisti nuk është pajtuar aspak me vendimin e gjyqtarit.

“Nuk ishte fare penallti. Nuk ka asnjë lidhje me penallti. Incidenti nuk ishte as brenda zonës. Sinqerisht, mund të bëheni kampionë duke fituar ndeshje gjithashtu. Kjo është një situatë e turpshme,” është shprehur Agbadou.

/Indeksonline/