15:08 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / Blerim

Turqi, arrestohen 4 të dyshuar për lidhje me PKK-në

Policia në juglindje të Turqisë arrestoi 4 të dyshuar për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste PKK, njoftoi sot policia lokale.

Duke vepruar në bazë të një informacioni, policia në provincën Mardin kreu një operacion kundër të dyshuarve që mendohet se kishin siguruar armë dhe municion për grupin terrorist, thuhet në deklaratën e policisë, shkruan Anadolu Agency (AA), njofton Indeksonline.

Autoritetet gjetën 200 gramë eksploziv plastik të improvizuar si dhe përbërës të tjerë të bombës në pjesët e fshehura në njërën prej këpucëve të të dyshuarit.

Tre nga të dyshuarit ishin shtetas sirianë, dy prej të cilëve u transferuan në Zyrën provinciale të Emigracionit për t’u deportuar (dëbuar. Një i dyshuar tjetër u la i lirë me kusht ndërsa i katërti u mbajt në arrest.

Gjatë operacionit të policisë u sekuestruan dokumente të shumta organizative dhe materiale digjitale.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është degë siriane e PKK-së./AA/Indeksonline