14:11 / E Premte, 22 Korrik 2022 / OSH

Turqi/ Të droguar e të dehur, çifti zihet keq në ballkonin e hotelit, gruaja e shtyn dhe e lë të vdekur në vend

Një grua 31 vjeçe ka shtyrë nga ballkoni i hotlit në Turiq të dashurin e saj 21 vjeçar duke e lënë të vdekur në vend.

Shkak mendohet të ketë qenë xhelozia, pasi ajo dyshonte se ai e kishte tradhëtuar me ish- të dashurën e tij.

Babai i një fëmije, Reece Pegram, 21 vjeç, vdiq menjëherë kur u rrëzua 100 metra në një oborr betoni nga hoteli me pesë yje në Side, Antalia, ku po qëndronte me Mary Meyers Kayley. Gjykata në Manavgat dëgjoi në fillim të kësaj jave se kur policia hetoi vdekjen, gjeti njolla gjaku në të gjithë dhomën e çiftit.

Stafi i hotelit raportoi se dyshja kishin pirë shumë orë përpara incidentit.

Kayley, 31 vjeçe, me origjinë skoceze, u tha se ishte aq e dehur sa duhej të dërgohej në dhomën e saj nga stafi i hotelit, ndërsa raportet e gjykatës thanë se Pegram shkoi në hollin e hotelit rreth orës 20:00 për të marrë pije alkoolike, por iu refuzua shërbimi pasi ai ishte tashmë i dehur.

Në trupin e Pegramit janë gjetur edhe gjurmë kokaine gjatë ekzaminimit pas vdekjes.

Prokurorët thanë në gjyq se çifti ishte grindur keq në momentet që çuan në vdekjen e Pegramit.

Por Kayley, e përballur me 24 vjet burg për vrasje, mohoi të kishte vrarë të dashurin e saj kur u mor në pyetje nga policia pas incidentit.

Ajo pretendoi se njollat e gjakut në dhomë ishin nga prerja aksidentale e gishtit të madh të dorës ndërsa hynte në dush, ndërsa këmbëngulte se njollat e gjakut në shtrat ishin nga një seancë seksuale.

Fillimisht ajo pranoi se kishte debatuar me Pegramin pasi zbuloi se ai e kishte tradhtuar me një ish të dashurën.

Por më vonë ajo ndryshoi versionin e saj të ngjarjeve, duke pretenduar se prerja në dorën e saj ishte shkaktuar nga një gotë e thyer dhe se ata kishin debatuar për përdorimin e drogës.

Kayley i tregoi gjykatës se si shkoi në banjë pas sherrit të zjarrtë, por kur u shfaq sërish, i dashuri i saj nuk ishte më aty.

Ajo tha se më pas shkoi në shtrat, kurse policia mbërriti në vendngjarje ndërsa ajo ishte në gjumë, raporton Mail Online.