19:14 / E Premte, 30 Nëntor 2018

Turqia dëshiron të përdor “Modelin e Kosovës” për të liberalizuar vizat

Turqia është një shtet i fuqishëm në Evropë por ende nuk i ka të liberalizuar vizat. Kjo për shkak të marrëdhënieve jo të mira me shtetin e Qipros.

Për të kapërcyer këtë pengesë, Turqia dëshiron të përdor të ashtuquajturin planin “Modeli i Kosovës”  për të liberalizuar vizat, transmeton Indeksonline.

Turqia ende nuk është anëtarësuar në “Europol” pasi që nuk e njeh Qipron, gjë që është një nga kriteret.  Në një rast të ngjashëm është edhe Kosova.

Për rastin e Kosovës, BE caktoi një përfaqësues special për të ndërmjetësuar mes Kosovës dhe pesë shteteve e BE-së  që nuk e njohin pavarësinë e saj.

Zëvendës-ministri i Jashtëm Faruk Kaymakçi tha se modeli i Kosovës mund të sugjerohet në BE.

“Nëse ka vullnet ka një mënyrë.”, u shprehë ai për  të përditshmen Hürriyet.

Një kriter tjetër për Turqinë për të liberalizuar vizat është lufta kundër terrorizmit./Indeksonline/