Turqia hap bazën më të madhe ushtarake në Afrikë
Turqia ka investuar 50 milionë dollarë për të hapur bazën më të madhe ushtarake në Mogadishu, kryeqytetin e Somalisë, duke forcuar kështu lidhjet e saj me kombin e paqëndrueshëm mysliman, por strategjik.
Sipas Reuters, më shumë se 10 mijë ushtarë somalezë do të stërviten nga oficerët turq në bazë.
Kjo gjithashtu sinjalizon lidhjet gjithnjë e më të ngushta mes Turqisë dhe Somalisë./AktivPress