21:44 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Turqia heq vizat për 5 vende të Shengenit

Turqia njoftoi sot se do t’u sigurojë qytetarëve të 5 vendeve të Shengenit dhe Britanisë së Madhe një përjashtim të vizave 90-ditore për udhëtime turistike.

“Ky hap synon të zhvillojë më tej potencialin e turizmit si dhe marrëdhëniet tregtare, ekonomike dhe kulturore me Austrinë, Belgjikën, Holandën, Spanjën, Poloninë dhe Britaninë”, thuhet në një deklaratë të shkruar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy.

Përjashtimi i vizës do të sigurohet për 5 vendet e Shengenit dhe Britaninë për udhëtime turistike që fillojnë nga 2 marsi për vizita 90-ditore një herë në 180 ditë, shtoi ai. /IndeksOnline/