22:44 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Turqia në Shkodër na skuqi, “Ciao” Panucci

Turqia ka arritur fitore me meritë në përballjen e parë kualifikuese ndaj Shqipërisë. Kombëtarja Shqiptare pati një paraqitje zhgënjyese, çfare ka patur shumë të tilla nën udhëheqjen e Panuccit.

Tek Shqipëria dukej se nuk po funksiononte asnjë fazë, ndërkaq mysafirët shfrytëzuan dy shanse për të marrë 3 pikë. Yilmaz dhe Calhanoglu shënuan nga një gol për fitoren 0-2 të Turqisë.

Me këtë humbje pritet të rritet presioni ndaj selektorit Panucci pasi që askush nuk është i kënaqur me të, përveç Armando Dukës që mund të jetë.

Moment i turpshëm në këtë ndeshje ishte goditja e portierit Etrit Berisha nga tifozët Kuqezi pas golit të dytë të pranuar./Indeksonline/