20:54 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ministri turk: Nuk është armëpushim, vetëm një pauzë 120 orëshe

Sipas Turqisë, i ashtuquajturi armëpushim i Presidentit Donald Trump në Siri, nuk është në të vërtetë një armëpushim.

Ministri i Jashtëm turk Cavusoglu deklaroi: “Ne do të pezullojmë operacionin Pranvera e Paqes për 120 orë, për t’u tërhequr grupet kurde PKK / YPG. Kjo nuk është armëpushim”.

Sipas zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence, armëpushimi do të zhvillohet për vetëm pesë ditë. Është e paqartë se çfarë do të ndodhë pasi të kalojnë ato pesë ditë.

Matt Hoye i CNN vuri në dukje se komentet e ministrit të Jashtëm turk erdhën rreth e rrotull në të njëjtën kohë kur Trump po vlerësonte marrëveshjen. /IndeksOnline/